Tatimi mbi të ardhurat-Kush paguan më shumë, një i punësuar në shtet, privat apo profesionisti i lirë

cfc5c52f0eca494d9332071a86e758e2

cfc5c52f0eca494d9332071a86e758e2

Nga janari i këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat ka ndryshuar skema e tatimit mbi këto të ardhura, duke u korrigjuar një padrejtësi ligjore e bërë një dekadë më parë, që lidhej me taksimin mbi të ardhurat.

Në janar hyn në fuqi faza e parë e ligjit, që përfshin kategorinë e profesioneve të lira.

Debati, që duket se do të shkojë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, përfshin kategorinë e profesioneve të lira që, do të detyrohen, të paguajnë këtë vit, mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga viti i kaluar.

Sipas ligjit të ri, do të paguhet 50% më pak tatim se të punësuarit, ndërsa barazohet tatimi për kategorinë me të ardhura vjetore mbi 14 milionë me shoqëritë tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).

Sipas hartuesve të ligjit të ri, ky barazim i normës tatimore 23% është bërë për “të bllokuar” shmangien e detyrimeve tatimore.

Në vijim ju po shikoni një tabelë që lidh të ardhurat vjetore të një individi, si profesionist i lirë si dhe si i punësuar, kundrejt detyrimit tatimor ligjor.

Sikundër duket nga kjo tabelë përmbledhëse, detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit, për të ardhura vjetore nga 1 milionë deri 10 milionë lekë, apo për paga mujore nga 83 mijë lekë deri në 833 mijë lekë në muaj.

Ndryshimi është i dukshëm dhe nuk justifikon pretendimin për tatim të padrejtë. Për të punësuarit, sipas të ardhurave vjetore paguhet nga 8,3 për qind deri në 20,1 për qind. Për profesionistët e lirë, për fashën e të ardhurave nga 1 deri në 10 milionë lekë paguhet si tatim nga 5,1 për qind deri në 10 për qind.

Ndryshimi është se për profesionet e lira tatimi i të ardhurave është  50% më pak se sa tatohet një i punësuar. Pra, qeveria, përsëri favorizon më shumë profesionistët e lirë, se sa ata që kanë një punë në shtet apo në privat, ku taksimi mbi të ardhurat mbetet në një nga nivelet më të larta në rajon e më gjerë!

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.