Nga janari i këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat ka ndryshuar skema e tatimit mbi këto të ardhura, duke u korrigjuar një padrejtësi ligjore e bërë një dekadë më parë, që lidhej me taksimin mbi të ardhurat.
Në janar hyn në fuqi faza e parë e ligjit, që përfshin kategorinë e profesioneve të lira.
Debati, që duket se do të shkojë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, përfshin kategorinë e profesioneve të lira që, do të detyrohen, të paguajnë këtë vit, mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga viti i kaluar.
Sipas ligjit të ri, do të paguhet 50% më pak tatim se të punësuarit, ndërsa barazohet tatimi për kategorinë me të ardhura vjetore mbi 14 milionë me shoqëritë tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).
Sipas hartuesve të ligjit të ri, ky barazim i normës tatimore 23% është bërë për “të bllokuar” shmangien e detyrimeve tatimore.
Në vijim ju po shikoni një tabelë që lidh të ardhurat vjetore të një individi, si profesionist i lirë si dhe si i punësuar, kundrejt detyrimit tatimor ligjor.
Sikundër duket nga kjo tabelë përmbledhëse, detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit, për të ardhura vjetore nga 1 milionë deri 10 milionë lekë, apo për paga mujore nga 83 mijë lekë deri në 833 mijë lekë në muaj.
Ndryshimi është i dukshëm dhe nuk justifikon pretendimin për tatim të padrejtë. Për të punësuarit, sipas të ardhurave vjetore paguhet nga 8,3 për qind deri në 20,1 për qind. Për profesionistët e lirë, për fashën e të ardhurave nga 1 deri në 10 milionë lekë paguhet si tatim nga 5,1 për qind deri në 10 për qind.
Ndryshimi është se për profesionet e lira tatimi i të ardhurave është 50% më pak se sa tatohet një i punësuar. Pra, qeveria, përsëri favorizon më shumë profesionistët e lirë, se sa ata që kanë një punë në shtet apo në privat, ku taksimi mbi të ardhurat mbetet në një nga nivelet më të larta në rajon e më gjerë!
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.