Taulant Balla: Më 31 dhjetor do shkojmë në Rinas të presim turistin e 10 miliontë

Taulant Balla

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit ashtu si për të gjithë administratën.

Sipas Ballës, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës për sigurinë publike. Ai vuri në dukje se ky sezon turistik u përballua me sukses nga policia ndërsa theksoi se nuk është shënuar asgjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve që ka kanë vizituar Shqipërinë këtë sezon veror që kaloi.

Për këtë arsye, Balla tha se më 31 dhjetor do të mikpritet edhe turisti i 10 miliontë që hyn në Shqipëri.

Në 1 korrik të vitit të ardhshëm me fondin që kemi vendosur në dispozicion në buxhetin e shtetit prej 400 milionë euro për rritjen e pagave në të gjithë administratën e shtetit, Policia e Shtetit të marrë vlerësimin që i takon edhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse në garantimin e sigurisë publike në vend gjatë këtij viti të rëndësishëm ku përballuam një sezon turistik si asnjëherë më parë.

Në 31 dhjetor do të jemi në Rinas për të pritur turistin e 10 miliontë që viziton Shqipërinë dhe e kemi përballuar këtë sfidë të madhe me të njëjtën organikë policisë së Shtetit dhe me asnjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve që vijnë në Shqipëri, si shprehja më e mirë e besës së shqiptarit, që teksa viziton Shqipërinë ke besën e shqiptarit dhe besën e Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla gjatë aktivitetit mbi nisjen e programit qeveritar për dhënien e kredive të buta për mjekët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.