Tava shkodrane e krapit/Prezantohet në Shirokë projekti për ruajtjen e traditës dhe servirjen për turistët

Shumë vetë kanë dëgjuar për Tavën Shkodrane të Krapit. Shumë të tjerë sapo u ka rënë rruga në Shkodër kanë patur dëshirë ta provojnë atë. Pikërisht për të ruajtur traditën e gatimit tradicional të tavës së krapit dhe servirjen e saj për turistët që vizitojnë Shkodrën , në Shirokë u prezantua projekti i ideuar nga një grup pedagogësh bashkë me “Intelektualët e Rinj, Shpresë”, duke gjetur mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë.Gatimi i tavës së krapit është trashëguar brez pas brezi nga gratë e familjeve të zonës, pasi ka qënë ushqim i shpeshtë në familjet shkodrane për shkak të afërsisë me liqenin ku kapet krapi, i cili është përbërësi kryesor i këtij gatimi tradicional.