Taylor Swift vargje për Alonso-n në albumin e saj të fundit

Sipas shumë tifozëve të Formulës 1 në vargjet e albumit të ri (“The Tortured Poets Department”), Taylor Swift nuk ka lënë pa përmendur romancën e shkurtër me pilotin e Aston Martin, Fernando Alonso.
Në tekstin e këngës “imgonnagetyouback”, 34-vjeçarja këndon për një Aston Martin të rënë në një hendek. Kaluan pak kohë dhe tifozët e Formulës 1 kanë bërë lidhjen e mesazhit të këngës me romanëcn mes Swift dhe 42-vjeçarit.
Siç dihet në albumin e saj të fundit Swift ka përmendur disa prej ish-partnerëve të saj ku përveç pilotit të Aston Martin janë edhe Harry Styles dhe Joe Jonas.