Të apasionuarit pas natyrës – Maja e Vajushës në Malësi të Madhe, destinacioni ideal për të pushuar

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, është një destinacion joshës për të apasionuarit pas natyrës dhe sporteve dimërore.

Lëpusha mbetet një nga bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për udhëtim të paharrueshëm.

Udhërrëfyesi Mirsad Basha, i cili është ndër të parët që e ka eksploruar Majën e Vajushës, tregon se aty ke mundësi të shumta për të pushuar, sepse është një shteg me burime të shumta.

Nuk janë të paktë turistët e huaj, por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj, ku në vitet e fundit është shtuar interesi për ta parë nga afër atë, si nga të huajt ashtu edhe vendasit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.