Categories: LajmeEkonomi

Të ardhurat rriten me 13.6 % në 7 muajt e parë të 2023, kontributin kryesor e dhanë bizneset dhe të punësuarit

Në 7 muajt e parë të vitit 2023 janë arkëtuar të ardhura 372 miliardë lekë . Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se krahasuar me harkun e muajve janar-korrik të një viti më parë, të ardhurat janë zgjeruar me 13.6 për qind. Gjatë këtyre 7 muajve, kontributin kryesor në rritjen e të ardhurave e kanë dhënë bizneset dhe të punësuarit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.1 miliardë lekë, ose 7.5% më shumë se 7 mujori 2022. Rritje dyshifrore ka shënuar për këtë 7 mujor edhe Tatimi mbi të ardhurat personale me 7.4 miliardë lekë ose 28.8% më shumë se 7 mujori 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 79.7 miliardë lekë, ose 17.2% më shumë se 7 mujori 2022.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliard lek me një realizim në masën 91 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 4.6 përqind më i lartë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 7 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 46.8 përqind të planit vjetor. Pjesa më e madhe e këtyre parave rezulton të ketë shkuar për punë publike, si investime në infrastrukturë, ujësjellës dhe shërbime.

Me gjithë shpenzimet e shkuara, të ardhurat në nivele rekord kanë bërë që ekonomia e vendit ta mbyllë bilancin e 7 muajve të vitit në mënyrë pozitive me 36.2 miliardë lekë të kursyera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

19 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

19 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

19 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

19 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

19 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

19 hours ago

This website uses cookies.