“Të bllokuar, kërkuan ajër deri në fund”, ja si u përpoqën të shpëtonin veten viktimat e Bayesianit
Të bllokuar, ndërsa jahti luksoz me vela u mbush me ujë përpara se të fundosej në brigjet e Porticello (Palermo), pasagjerët e Bayesian u përpoqën të shpëtonin veten duke kërkuar ajër në anën e kundërt të anijes me atë në të cilën ndodheshin.Kjo është ajo që del nga rikonstruksionet më të fundit të mbytjes së anijes, falë dëshmive të të mbijetuarve, të kryqëzuara me analizën e planeve të jahtit. Pesë nga 6 viktimat e konfirmuara në fakt u gjetën në dhoma të ndryshme nga ato të treguara nga të mbijetuarit.Ndërkohë që 15 personat që mbetën gjallë arritën të shpëtonin veten duke u hedhur në det, 7 të zhdukurit – prej të cilëve 6 u gjetën pa jetë – u përpoqën të lëviznin në zonat e varkës që ende nuk ishin zhytur.
Sipas gjetjeve të fundit teknike, jahti filloi të fundosej nga harku, dhe më pas u përmbys ngadalë në anën e djathtë.Nga personat e zhdukur, 5 prej të cilëve u gjetën, mungon vetëm vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah. Kërkimet e zhytësve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht vështirësisë në të cilën ndodhen duke vepruar në 50 metra thellësi.Në këtë thellësi ata nuk mund të qëndrojnë më shumë se 12 minuta secili. Ata kërkojnë vajzën që mund të jetë bllokuar në një dhomë dhe të jetë mbuluar nga orendi dhe dyshekë lundrues, raportuan disa ekipe shpëtimi.
Anija me vela 56 metra është tani në shtratin e detit, e mbështetur në anën e saj të djathtë. Nga inspektimet e fundit duket se është pothuajse e paprekur, prandaj rrëzohet hipoteza se ajo mund të jetë goditur nga ndonjë pengesë.
Hipoteza është se një nga dyert në kuvertën e sipërme ka mbetur e hapur dhe se sistemi automatik që vulos anijen në rast rreziku mund të jetë aktivizuar me vonesë.
Prokuroria e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartosio, po heton mbytjen e anijes, fatkeqësinë, vrasjen e shumëfishtë dhe plagosjen nga pakujdesia, aktualisht pa të dyshuar, por situata mund të ndryshojë në orët e ardhshme.