“Të çrrënjoset keqtrajtimi i të arrestuarve nga policia”, Komiteti Antitorturë i KE raport për burgjet në Shqipëri

1232cf700dad4e069eb17417ae5fcfcf

1232cf700dad4e069eb17417ae5fcfcf

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT) ka publikuar raportin e tij për vizitën e majit 2023 në Shqipëri. Në raport theksohet nevoja për veprim të fuqishëm shtesë për të çrrënjosur keqtrajtimin e të arrestuarve nga policia.

Sa i përket situatës në burgjet e Fierit dhe Peqinit, sipas raportit theksohet se njësitë e kujdesit të posaçëm, të destinuara për të burgosur me çrregullime mendore, nuk përfitonin nga prania e duhur psikiatrike dhe nuk ishin të pajisura me profesionistë të kualifikuar.

Ndërkohë raporti nënvizon se “të dëmtuara paraqiten ambientet e burgut të Tepelenës. Situatën e rëndon fakti që qelitë ishin të mbingarkuara me një numër të lartë të burgosurish gjatë kohës së vizitës, duke ofruar më pak se 3 metër katror hapësirë për person”.

KPT-ja ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me kushtet e paraburgimit dhe trajtimin e të paraburgosurve ndaj të cilëve është vendosur ose një masë trajtimi i detyrueshëm i urdhëruar nga gjykata sipas nenit 46 të Kodit Penal ose vendosja e përkohshme në një institucion psikiatrik.

Raporti ka konsideruar se pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës që nga 2021-shi, kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme.

Për sa i përket ambientit të përkohshëm në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë meshkuj mjeko-ligjorë, të paraburgosur më parë në IEVP Zaharia në Krujë, mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik dhe ndërtesa e papërshtatshme, mbeten problematike.

KPT paralajmëroi se nëse numri i pacientëve të ndaluar në objektin e përkohshëm vazhdon të rritet, kushtet e jetesës mund të degradojnë deri në një masë ndaj trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues.

Sa i përket Qendrave të Zhvillimit në Durrës dhe Shkodër, vërehen mangësi strukturore, numër i ulët kujdestarësh e kushte të vështira jetese, duke çuar në dhoma të përziera gjinore dhe vendosjen e të miturve së bashku me të rriturit.

Niveli i ulët i mbikëqyrjes nga ana e stafit, sikurse nënvizohet në raport, rezulton në pamjaftueshmëri vigjilence të nevojshme për parandalim dhune.

Qendra e Shkodrës ishte në gjendje të keqe, me dëmtime të mëdha uji për shkak të rrjedhjes së tubave të banjës, duke rezultuar në mure të mbuluara pjesërisht me myk të gjelbër dhe të zi”, thuhet në raport.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.