Të dhënat nga Eurostat, ekonomia e eurozonës ka shënuar rënie në tremujorin e tretë
Ekonomia e eurozonës ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërkohë që ekspertët kishin paralajmëruar se ajo do të ishte 0 për qind. Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, prodhimi i brendshëm bruto i 20 vendeve që monedhë kanë euron u tkurr me 0.1 për qind për periudhën korrik shtator të këtij viti, pasi në tremujorin e dytë kishte shënuar një rritje prej vetëm 0.2 për qind.
Rolin më të madh në këtë rënie e ka luajtur ekonomia më e madhe e bllokut evropian, Gjermania, e cila shënoi një ulje prej 0.1 për qind, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto i Francës u rrit me 0.1 për qind, dhe Italia ishte në situatë të qëndrueshme për tre muajt e tretë të këtij viti.
Banka qendrore evropiane, e cila javën e shkuar vendosi norma të paprecedent të interesit, pret që rritja e prodhimit të brendshëm bruto e bllokut këtë vit të jetë 0.7 për qind ndërsa vitin e ardhshëm 1.0 për qind.
Normat e larta të interesit pritet të vijojnë të mbajnë nën kontroll rritjen ekonomike për muajt e ardhshëm, duke ushtruar presion ndaj investimeve dhe kërkesës për huamarrje për strehim.
Megjithatë ky nivel me i ulët seç pritej i ekonomisë së eurozonës konfirmon se banka qendrore evropiane do t’i mbajë normat e interesit për depozita në nivelin aktual të 4 për qind dhe jo t’i rrisë ato më tej.