Të dielen grumbullimi i Kombëtares së vajzave, Shqipëria e nis këtë rrugëtim me 5 prill në transfertë ndaj Luksemburgut

Kombëtarja e vajzave A nis të dielën grumbullimin dhe stërvitjet për edicionin e ri kualifikues të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. Shqipëria është pjesë e grupit C5, së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun. Në këtë fushatë kualifikuesesh, vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima do të kërkojnë kalimin në fazën play-off.

Shqipëria e nis këtë rrugëtim të ri në transfertë ndaj Luksemburgut, me ndeshjen që do të luhet më 5 prill, teksa katër ditë më vonë, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi rivalet e Estonisë.

Në kuadër të këtyre dy sfidave, trajneri Armir Grima ka grumbulluar 20 futbolliste. Bie në sy rikthimi në skuadër i sulmueses Klea Hamonikaj si edhe mesfushores Markela Bejleri.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet më 31 mars në Tiranë, teksa përgatitjet për këto dy sfida do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Më 3 prill, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Luksemburgut, ku më 5 prill do të luajë edhe ndeshjen e parë zyrtare ndaj vendaseve, në stadiumin “Émile Mayrisch” në ora 19:30.

Ndërkaq, më 9 prill, Shqipëria do të presë në stadiumin “Air Albania” ekipin e Estonisë. Takimi është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë, në mbështetje të vajzave kuqezi.

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat e para në fushatën e re kualifikuese të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”:

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.