Të dielën, Kukësi-Vllaznia, trajneri Osmani: Ndeshja e rëndësishme , por fiton Vllaznia
Me seancën stërvitore të paradites së shtunë, kuqeblutë e Vllaznisë i kanë dhënë fund përgatitjeve anti-Kukësi, takim që luhet të dielën, ora 14:00 në kuadrin e javës së 28-të të Superiores së futbollit shqiptar. Përpara seancës stërvitore, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani ka folur për mediat në konferencën e zakonshme të shtypit.
Në vijim, Osmani foli edhe për mungesat e rëndësishme të mbrojtësit Smajli dhe mesfushorit Krymi, ndërkohë që bëri të ditur se portjeri Jurgen Mehidri është i gatshëm.
E pyetur për Kupën, trajneri Qatip Osmani, u shpreh optimist që Vllaznia do ta kalojë edhe Egnatian për të shkuar në finale duke synuar fitimin e trofeut.