Categories: AktualitetLajme

Të dielën maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar! Garues nga 50 shtete

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit.
 
Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

“Është viti i 7-të që e organizojmë maratonën e Tiranës, dhe është viti i 3-të, që e organizojmë full. Që do të thotë, bëhet itinerarin i plotë. Është 42 km. Është ajo 21 km, 10 km dhe “We too”. Është iternerar më i shkurtër, sepse është për njerëzit para dhe tetraplegjik.  Një ditë para është “fun run”. Këtë vit kemi arritur rekord regjistrimesh. Është një nga veçantët më të rëndësishme sportive. Janë 50 shtete të ndryshme që janë regjistruar. Nga kontinente të ndryshme. Edhe nga Australia, Izraeli. Janë 4 mijë të regjistruar”, tha Mirela Koçollari, Drejtore e Promovimit të Tiranës.
Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit të Tiranës, Mirela Koçollari kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit.
“Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit, dhe maksimumi në orën 13:00 do hapen rrugët. Të konsiderohet si një ditë e shëndetshme”, tha Koçollari.

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

3 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

3 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

3 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

4 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

4 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

4 hours ago

This website uses cookies.