Jemi vetëm 5 ditë larg startit të Kategorisë Superiore. Ditën e dielë do të ngre siparin java e parë e Kategorisë Superiore, ku duele mjaft interesante janë në program.
Ky sezon premton spektakël, ndërsa që në javën e parë kemi përplasje pretendentësh. Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë, ku 2 sfida do të zhvillohen të dielën dhe 3 të tjerat ditën e hënë.
Kështu, gjithçka do të startojë me sfidën mes Dinamos dhe Egnatias, takim që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Paralelisht do të luhet edhe në “Niko Dovana”, ku Teuta do të presë ekipin e Bylisit.
Ndërkohë, ditën e hënë, gjithçka do të nisë me sfidën mes Laçit dhe Tiranës. Përballje kjo që do të luhet në Laç në orën 17:00. Vëmendja më e madhe do të jetë të përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë.
Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 20:00, ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për ta nisur sezonin me këmbën e mbarë. Gjithashtu paralelisht me duelin në kryeqytet do të luhet edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Elbasanin.
Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet…
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së…
Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se…
Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije…
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) dhe partia Djathtas 1912 zyrtarizuan të hënën krijimin e koalicionit…
Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh e shtruar në spital, 44-vjeçarja Anila N., e cila…
This website uses cookies.