Të enjten, “Lule bore” për Gjon Simonin. Mjeshtri Eno Koço: Një koncert për publikun e gjerë

Për 100-vjetorin e lindjes së Simon Gjonit, orkestra simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Mjeshtrit dhe “Nderit të Kombit” Eno Koço, do të mbajë një koncert jubilar më 26 tetor.

Gjoni është kompozitori i shquar i këngëve qytetare shkodrane, si “Lule bore”, “Sy larushes”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj.

Mjeshtri Koço tha në një intervistë për Radio Tirana 1 në emisionin “Kape ditën” se ai ka qenë student i Gjonit.

Simonin e kam pasur mësues më shumë se 50 vjet më parë. Atëherë fillova të punoja violinist në Operë. Unë isha studenti i tij i parë dhe i fundit. Çfarë unë kisha fituar për 16 vjet, ai m’i shpalosi,” tha mjeshtri Koço.

Koncerti i së premtes do të ketë artistë të njohur.

Gjithë këtë koncert e ka ndërtuar i biri, Andis Gjoni, gati me vetëmohim. Ai e ka menduar si një koncert për publikun e gjerë. Simoni ka qenë kompozitor i valleve dhe poemave simfonike, por ky koncert bazohet te këngët. As unë vetë nuk e dija që ai kishte kaq shumë këngë të bukura. Pjesa e parë do të jetë me këngë lirike. Do të ketë interpretuese si Inva Mula, Eva Golemi, Armando Likaj etj. Ndërsa pjesa në pjesën e dytë me bateritë ka pjesëmarrës si Frederik Ndoci dhe artistët e pëlqyer sot,” thotë dirigjenti i njohur.

Për mjeshtrin e muzikës, ky rikthimin i tij në orkestrën e RTSH-së është emocionues.

Unë jam rritur me këtë orkestër. Si rregull, muzikantët e orkestrës nuk i duan shumë dirigjentët. Kam inçizime që kemi bërë nga 1979 deri në 2022. Janë 45 vjet me orkestrën e radios. Ka të mira dhe jo të mira. Nuk janë ekzemplare, por janë histori. Është një epokë të cilën po e regjistroj në 18 CD,” u shprehet mjeshtri.

Ai dha edhe një mesazh për të rinjtë që të ndjekin prirjen e tyre në jetë.

Kam pasur një jetë specifike, të vështirë. Edhe adoleshenca ka qenë jo e lehtë. Por më vonë jeta të kalit, vështirësitë të forcojnë dhe unë e shijoj pjesën e jetës ku jam tani: në pension. Vetëm puna të nxjerr në dritë. Duhet më shumë punë sesa talent,” tha dirigjenti Koço.

Koncerti i së premtes mban emrin “Lule bore” si kënga e Gjonit dhe himn i muzikës lirike shqiptare.

Eventi do të zhvillohet më 26 tetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe në të marrin pjesë këngëtarë të njohur operistikë dhe lirikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

11 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

11 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

11 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

11 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

11 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

12 hours ago

This website uses cookies.