depozitat
Si për ironi të fatit Malësia e Madhe , që shtrihet në afërsi të liqenit të Shkodrës, ka probleme me furnzimin me ujë të pijshëm të paktën prej 20 vitesh. Për këtë arsye banorët janë detyruar që të vendosin depozita 500 deri në 1 mijë litërshe në tarracat e pallateve.
Në këtë pallat 5 katësh që ka nisur të amortizohet banojnë rreth 30 familje të cilat ngrenë alarmin për rrezikun që i kanoset nga vendosja e tyre.
Të kontaktuar nga RTSH zyrtarë të Bashkisë së Malësisë së Madhe e pranojnë këtë problematikë, por momentalisht nuk kanë ende një zgjidhje. Dy vite më parë në këtë zonë u ndërtua rrjeti i ri i ujësjellësit, i cili mesa duket nuk ka kapacitet që të furnizojë të gjithë këtë bashki. Në këtë kushte banorët presin zbatimin e një projekti nga Bashkia e Malësisë së Madhe për tu krijuar kushtet që të furnizohen me ujë të pijshëm pa ndërprerje.Momentalisht qyteti i Koplikut furnizohet me ujë të pijshëm 5 deri 6 orë në ditë, ndërsa gjatë verës 2-3 orë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.