“Të fshehtat e klikimeve” nga forumi rinor – Veprimtaria përmbyllëse e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës gjinore

te fshetat digjitale

Sensibilizimi dhe marrje e masave për të mbrojtur të rinjtë, të cilët janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj dhunës kibernetike, ishte fokusi I forumit rinor “Të fshehtat e klikimeve” I zhvilluar në Shkodër me pjesmarrjen e dhjetëra nxënësve dhe studentëve e përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

Për organizatorët,  ky forum vjen si një model i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve, dhe promovimin e një mjedisi të sigurtë e të përgjegjshëm në përdorimin e teknologjisë

Forumi “Të fshehtat e klikimeve”, që shënon mbylljen e veprimtarive në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Shkodër, u organizua  nga shoqata “Gruaja tek Gruaja”, zyra për Djem dhe Burra, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe shkollën e mesme “Petër Mahringer”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.