Categories: BotaLajme

Të Gjelbrit paralajmërojnë fon der Lajen: Nëse bashkon forcat me të djathtën ekstreme, nuk të votojmë

Anëtarët e gjelbër të Parlamentit Evropian nuk do të mbështesin Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen) për një mandat të dytë si presidente e komisionit nëse ajo bën një marrëveshje me nacionalistët e djathtë.

Kryetarja gjermane e eurodeputetit të Gjelbër, Terri (Terry) Reintke, deklaroi se grupi i saj nuk do të mbështeste fon der Lajen (presidenten aktuale të komisionit të qendrës së djathtë që po kërkon një mandat të dytë), nëse ajo bën një marrëveshje me grupin e kryeministres italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni në Parlamentin Evropian, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR).

“Ne nuk do t’i bashkohemi as koalicionit apo mazhorancës, për shembull, me ECR. Pra, atje, Ursula von der Leyen, ose kushdo që dëshiron të ndërtojë një shumicë, do të duhet të bëjë një zgjedhje”, tha Reintke.

Kjo e fundit paralajmëroi se nëse fon der Lajen bashkon forcat me ECR, e cila ka votuar vazhdimisht kundër politikave të gjelbra të BE-së, plani i BE-së për të trajtuar krizën klimatike do të ishte në rrezik.

“Ka shumë më tepër gjasa që marrëveshja e gjelbër të shkatërrohet, ose të paktën të ngadalësohet.  Do të ishte “një fatkeqësi jo vetëm për klimën, por edhe për pozitën ekonomike të Evropës” përballë konkurrencës intensive nga SHBA dhe Kina”, tha ajo.

Ursula fon der Lajen po kërkon një mandat të dytë pesë-vjeçar si presidente e komisionit në zgjedhjet e BE-së më 6-9 qershor, ku partitë nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën pritet të kenë përfitime të konsiderueshme në kurriz të qendrës së djathtë tradicionale, sociale demokratë, liberalë dhe të gjelbër.

Nëse fon der Lajen emërohet nga liderët e BE-së për një mandat të dytë, ajo duhet të sigurojë një shumicë absolute të 720 eurodeputetëve të parlamentit të ri.

Ndërsa Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (EPP), e cila përfshin Kristian Demokratët gjermanë të fon der Lajen, ka të ngjarë të mbetet forca më e madhe në parlament, me 175 deputetë të mundshëm, ajo duhet të sigurojë një koalicion shumë më të gjerë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

7 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

7 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

7 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

7 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

7 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

8 hours ago

This website uses cookies.