Të gjitha lehtësirat që bëhen për pushtetin lokal, me ministrin Arbjan Mazniku
Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal Arbi Mazniku i ftuar në emisionin Ekspres në RTSH, ka folur për lehtësitë që i ofrohen pushtetit lokal në Shqipëri.
Fillimisht zoti Mazniku u ndal tek rritja e pagave. Ai tha se është vendosur ristrukturimi i pagave në të gjitha nivelet e pushtetit lokal. “Të gjitha pagat do të jenë njësoj për të gjitha bashkitë” tha zoti Mazniku, ndërsa bërë të ditur se ato do të rriten në qershor.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal solli si shembull profesionin e arkitektit, duke thënë se ai do të paguhet njësoj si në Tiranë ashtu edhe në Sarandë. Zoti Mazniku tha se në varësi të qyteteve, diferenca do të jetë mbi numrin e zyrtarëve në profesione të ndryshme dhe jo paga e tyre. Ai tha se një hap i tillë hidhet edhe për të mënjanuar vështirësitë për krijimin e burimeve njerëzore.
Zoti Mazniku foli edhe për problemet e legalizimeve ende të pranishëm. Bashkitë pritet të kenë një rol më të madh dhe më aktiv se deri tani, tha ai. “Ne synojmë që procesi i legalizimeve të mbyllet shpejt. Të mos zgjasi më shumë se dy vjet” tha zoti Mazniku. Ministri spjegoi se sipas ligjit të gjithë atyre që nuk u legalizohen banesat dhe që për asye të ndryshme mund të prishen, shteti duhet t’u gjejë strehim. “Askush nuk mbetet jashtë ” tha zoti Mazniku.
Lidhur me bashkëpunimin mes bashkive dhe universiteteve shqiptare Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal tha se ne synojmë bashkëpunimin me ta që dijet e tyre ti përdorim për zgjidhjen e problemeve që na dalin. Ne synojmë të arrijmë marrëveshje specifike me të gjithë universitetet, tha zoti Mazniku. Ai bëri të ditur se studentët do të atashohen pranë bashkive.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal Arbi Mazniku u ndal edhe tek Akademia e Pushtetit Vendor, e cila erdhi si domosdoshmëri për nga nevoja për stafe të kualifikuara.
Lidhur me ligjin e ri për ndërtimet në zonat rurale zoti Mazniku tha se ai parashikon procedurat që lehtësojnë ndërtimet.