Categories: AktualitetLajme

Të gjitha lehtësirat që bëhen për pushtetin lokal, me ministrin Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal Arbi Mazniku i ftuar në emisionin Ekspres në RTSH, ka folur për lehtësitë që i ofrohen pushtetit lokal në Shqipëri.

Fillimisht zoti Mazniku u ndal tek rritja e pagave. Ai tha se është vendosur ristrukturimi i pagave në të gjitha nivelet e pushtetit lokal. “Të gjitha pagat do të jenë njësoj për të gjitha bashkitë” tha zoti Mazniku, ndërsa bërë të ditur se ato do të rriten në qershor.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal solli si shembull profesionin e arkitektit, duke thënë se ai do të paguhet njësoj si në Tiranë ashtu edhe në Sarandë. Zoti Mazniku tha se në varësi të qyteteve, diferenca do të jetë mbi numrin e zyrtarëve në profesione të ndryshme dhe jo paga e tyre. Ai tha se një hap i tillë hidhet edhe për të mënjanuar vështirësitë për krijimin e burimeve njerëzore.

Zoti Mazniku foli edhe për problemet e legalizimeve ende të pranishëm. Bashkitë pritet të  kenë një rol më të madh dhe më aktiv se deri tani, tha ai. “Ne synojmë që procesi i legalizimeve të mbyllet shpejt. Të mos zgjasi më shumë se dy vjet” tha zoti Mazniku. Ministri spjegoi se sipas ligjit të gjithë atyre që nuk u legalizohen banesat dhe që për asye të ndryshme mund të prishen, shteti duhet t’u gjejë strehim. “Askush nuk mbetet jashtë ” tha zoti Mazniku.

Lidhur me bashkëpunimin mes bashkive dhe universiteteve shqiptare Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal tha se ne synojmë bashkëpunimin me ta që dijet e tyre ti përdorim për zgjidhjen e problemeve që na dalin. Ne synojmë të arrijmë marrëveshje specifike me të gjithë universitetet, tha zoti Mazniku. Ai bëri të ditur se studentët do të atashohen pranë bashkive.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal  Arbi Mazniku u ndal edhe tek Akademia e Pushtetit Vendor, e cila erdhi si domosdoshmëri për nga nevoja për stafe të kualifikuara.

Lidhur me ligjin e ri për ndërtimet në zonat rurale zoti Mazniku tha se ai parashikon procedurat që lehtësojnë ndërtimet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

8 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

8 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

8 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

8 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

8 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

8 hours ago

This website uses cookies.