Padyshim që vëmendja dhe përqendrimi janë të gjitha drejt skuadrës, objektivit titull dhe ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve, por për Simone Inzaghin ndeshja e së hënës kundër Genoas do të shënojë gjithashtu një moment historik në karrierën e tij si trajner: në fakt do të jetë pankina numër 300 në Serinë A.
Trajneri i zikaltërve është në kërkim të suksesit të 179-të në karrierës në Ferraris, por tashmë është trajneri më i suksesshëm (178) duke marrë parasysh ndeshjet e fituara në 300 pankinat e para në Serie A: në këtë renditje të veçantë ai paraprin Carlo Ancelottin (172 fitore) dhe Massimiliano Allegrin (171 fitore).
Nga 299 ndeshje si trajner në elitën e futbollit italian, Simone Inzaghi ka bërë 145 me Interin, të cilin e ka drejtuar që nga viti 2021 pas pesë sezonesh te Lazio: dhe deri më tani bilanci është 97 fitore, 24 barazime dhe 24 humbje; 288 gola të shënuar dhe 119 të pësuar për një mesatare prej 2.17 pikësh për ndeshje. Nuk duhen harruar edhe dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë të fituara në krye të skuadrës zikaltër.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.