Të hënën mblidhet Parlamenti, deputetët e opozitës do të jenë në seancë

cd4608a66bb74f56bfd4fbc65c45c50e

cd4608a66bb74f56bfd4fbc65c45c50e

Parlamenti mblidhet të hënën, 11 ditë pasi deputetët e opozitës ia dolën të bllokojnë seancën plenare.

Një vendim i Sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën që RTSH e disponon, tregon se 20 deputetë të Partisë Demokratike, duke nisur nga Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi e deri te Tomor Alizoti dhe Dhurata Çupi janë të përjashtuar nga punimet e parlamentit në seancë dhe në komisionet parlamentare deri në 30 tetor, ditë që përkon edhe me mbajtjen e seancës plenare.

Deputetët janë njoftuar se seanca plenare do të mbahet të hënën në orën 17:00 dhe në rendin e ditës janë përfshirë diskutime nga deputetët pas takimeve me zgjedhësit në zonat e tyre elektorale.

Por ajo çfarë pritet ta bëjë lajm seancën e të hënës mund të jetë deklarata e ish-kryeministrit Berisha, i cili  ka bërë të ditur se opozitarët nuk do ta braktisin parlamentin, por do të jenë aty.

Vendimi i Sekretariatit është kundërshtuar nga opozitarët, të cilët thonë se seanca e fundit ishte në 19 tetor dhe sipas llogarive, përjashtimi i deputetëve është 10 ditë, kohë që përfundon më 29 tetor, pra këtë të diel.

Megjithëse seanca e parlamentit ka një rend dite rutinë, sjellja dhe deklaratat e opozitës marrin tjetër rëndësi, në kushtet kur ndaj z. Berisha janë ngritur akuzat e Prokurorisë së Posaçme dhe ndaj tij ka një masë për detyrim paraqitjeje pranë oficerit të policisë gjyqësore me një kalendar të mirëpërcaktuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.