Lajme

“Të jemi bashkë pavarësisht ideologjive” – Begaj bën bashkë politikën shqiptare në Malin e Zi

Presidenti i Shqipërisë, z.Bajram Begaj, bën bashkë në Tivat të Malit të Zi përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik dhe u bën thirrje që, pavarësisht ngjyrave partiake, të jenë të bashkuar për mbrojtjen e interesit shqiptar.

Kreu i Shtetit shfrytëzoi vizitën në Malin e Zi, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë atje problematikat e tyre dhe të faktorit shqiptar në tërësi.

Ashtu si vitin e shkuar në Manastir të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së Alfabetit, ku bashkoi përfaqësuesit shqiptarë të kahëve të ndryshëm politikë, edhe në Tivat, Presidenti i Republikës, z.Bajram Begaj, në takimin e përbashkët me shqiptarët e Malit të Zi, theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat.

“Për çështje madhore kombëtare,” theksoi Presidenti Begaj, “ne si shqiptarë duhet të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake që na bëjnë të konkurrojmë me njëri -tjetrin, konkurrencë e cila është mirë të jetë e shëndetshme. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet.”

“Ne ndër vedi nuk mund të vendosim gardhe”, u shpreh Kreu i Shtetit, i cili mbështeti nismat e ndërmarra për heqjen e barrierave në kufijtë e rajonit.

Kreu i Shtetit përgëzoi përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi për atë që kanë bërë dhe bëjnë në interes të shqiptarëve dhe i këshilloi se është e rëndësishme të mos tolerojnë veprimet antishqiptare: “Nëse ne shohim një qëndrim që bie ndesh me interesat e shqiptarëve, që bie ndesh me ëndrrat e shqiptarëve, me rrugëtimin tonë evropian, me qenien tonë në NATO, patjetër që këto gjëra nuk tolerohen, janë vijë e kuqe ndarëse. Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot. Ne kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu, ai u shpreh se asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe.

Presidenti i Republikës përgëzoi miratimin e tekstit të abetares së përbashkët në shkollat e Malit të Zi, ku mësimi bëhet ne gjuhën shqipe. Nga sot e tutje, në shkollat shqipe, nxënësit do të mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin libër si moshatarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke e theksuar rëndësinë e kësaj arritjeje, Kreu i Shtetit u shpreh: “Abetarja është ajo që na mëson gjuhën dhe gjuha është rrënja e kombit. Pa gjuhë, nuk ka komb”.

Gjatë bisedës me Presidentin, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi evidentuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor e politik të vendit dhe u shprehën shpresëplotë për pritshmëritë në forcimin e pozitës së tyre në të ardhmen. Ata, gjithashtu, siguruan se, me kontributin e tyre në jetën politike dhe ekonomike në Malin e Zi, do të vazhdojnë të jenë faktor të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Presidenti Begaj i siguroi ata se ai personalisht do të mbështesë çdo inciativë që i shërben forcimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës, KQZ përditëson të dhënat: 86 493 aplikime, 53 828 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

6 hours ago

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…

20 hours ago

Mistere të pa zbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…

20 hours ago

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

20 hours ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

20 hours ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

20 hours ago

This website uses cookies.