Të moshuarit me sytë nga dera / Kanë zgjedhur shtëpinë e të moshuarve Shkodër, por mendjen e kanë në familje
Historitë e tyre janë të ndryshme, por kanë një të përbashkët, kanë zgjedhur shtëpinë e të moshuarve për të kaluar vitet e fundit të jetës. Teksa i pyet përse kjo zgjedhje të moshuarit përgjigjen
Trishtohen teksa flasin për familjet, por ngushëllohen se kanë një vend ku të qëndrojnë, kanë kujdes shëndetësor dhe psikologjik.
Teksa jemi në atmosferë festash është e pamundur të mos kenë sytë nga dera, për të pritur një urim, një përqafim apo të paktën një takim me familjarët e tyre.
62 të moshuar marrin shërbim 24 orë pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, duke u bërë bashkë në të mirë e në të keq, për të ngushëlluar e për të gëzuar njëri-tjetrin. Shpresh herë ky institucion mbetet zgjedhje dhe zgjidhje për ta.