Lajme

Të moshuarit, të parët për vaksinën – Mbron ndaj dy viruseve të gripit A dhe dy të gripit B

Vaksina ndaj gripit tashmë ndodhet në çdo qendër shëndetësore. Më të marrë lajmin, të parët që kanë rendur të vaksinohen kanë qenë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të cilët ja kanë parë vlerën më shumë se të tjerët kësaj vaksine.

Mjekët thonë se sasia e shpërndarë mbulon të gjitha nevojat e grupeve në risk dhe madje ka edhe për ata jashtë këtyre grupeve që duan të mbrohen nga pasojat e rënda të gripit.

“Grupet për të cilët rekomandohet kryerja e vaksinës kundër gripit janë fëmijët 6 muaj -12 vjeç, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, efektivët e policisë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe qytetarët mbi 60 vjeç. Vaksina ka për të gjithë ata që dëshirojnë ta aplikojnë, jo vetëm grupet në risk. Koha më e mirë e vaksinimit është tani. Ky proces do të vijojë deri në fund të muajit janar

Gripi sezonal është infeksion akut i frymëmarrjes që shkaktohet nga dy lloje të virusit të gripit (llojet A dhe B), të cilat qarkullojnë në të gjitha botën e që shoqërohet me fillim të papritur të etheve dhe kollës. Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje të kyçeve, dhimbje të fytit si dhe rrjedhje të hundës.

Në shumë raste, nuk është e lehtë klinikisht të dallosh gripin sezonal nga infeksioni i COVID-19, për të cilin kërkohet një test diagnostik. Gripi sezonal mund të jetë vdekjeprurës. Ai shkakton 3-5 milionë raste të formës së rëndë të sëmundjes si dhe deri në 650,000 vdekje në vit në nivel global.

Vaksinimi zvogëlon nevojën për trajtim me antiviral, të cilat mund të humbasin efektivitetin kur përshkruhen shumë (për shkak të rezistencës ndaj barnave). Vaksina ndaj gripit është 4 valente dhe mbron kundër dy viruseve të gripit A dhe të dy viruseve të gripit B.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.