Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri një Iran.

Shpërthimi raportohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi metani në dy blloqe të minierës në Tabas, 540 km (335 milje) në juglindje të kryeqytetit Teheran.

Guvernatori i Khorasanit të Jugut, Javad Ghenaatzadeh, tha se në momentin e shpërthimit në blloqe ishin 69 punëtorë.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Kam folur me ministra dhe do të bëjmë çmos për ta ndjekur”, tha Pezeshkian në komentet televizive.

Miniera e Tabas mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 30,000 kilometra katrorë (gati 11,600 milje katrore) dhe mban rezerva masive të koksit dhe qymyrit termik. Ajo konsiderohet si zona më e pasur dhe më e madhe e qymyrit në Iran.

Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior të Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu me gjasë si rezultat i rrjedhjes së metanit sipas mediave lokale.

Në maj 2021, dy minatorë vdiqën në një shembje në të njëjtin vend.

Një shpërthim në vitin 2017 vrau 43 minatorë në qytetin Azad Shahr në Iranin verior.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.