Të rinjtë dhe letërsia / Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës promovoi librat e dy autorëve të rinj
“Akorde rinore”, ishte aktiviteti promovues i librave të dy autorëve të rinj nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës. Ai u zhvillua në mjediset e qendrës rinore “Atelie”. Dashamirësit e librit, të pranishëm në sallë, u njohën nga afër me dy librat e rinj të Jozef Zefit dhe Admir Dahatit. I pari, 20 vjeç, autor i romanit “Tingëllima e një shprese” dhe i dyti 18-vjeçar, autor i vëllimit poetik “Lamsh”.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve, Zija Vukaj, vë theksin në përkrahjen që duhet t’i jepet të rinjve të talentuar.
Gjatë aktivitetit letrar u interpretuan copëza dhe fragmente nga dy librat e autorëve të rinj.