Të rinjtë dhe turizmi – Studentët përballë gazetares Flora Xhemani

Gazetarja Flora Xhemani Baba, ish studente e universitetit të Shkodrës u rikthye në auditore, këtë herë si e ftuar e studentëve të degës Turizëm.
Flora Xhemani prej 2 dekadash merret me promovimin e turizmit, ndaj takime të tilla i shërbejnë veçanërisht studentëve të degës Turizëm.
Pedagogia Alkida Hasa tregon se takime të tilla vijnë në vazhdën e një serë ciklesh në formën e podcasteve, ku në fokus është orientimi i studentëve jo vetëm në aspektin teorik, por edhe praktik.
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në fusha të ndryshme me fokus inovacionin mbeten prioritet e stafit akademik në Fakultetin Ekonomik Shkodër.