Të rinjtë “dhurojnë” zërin për të verbërit / Gjimnazi “28 Nëntori” pjesë e projektit “Unë lexoj me sytë e tu”

gjimnazi dr
Gjimnazi publik “28 Nëntori” në Shkodër u bë nismëtar i projektit dedikuar pasurimit të audiobibliotekës për personat e verbër “Unë lexoj me sytë e tu”. Aktiviteti i zhvilluar në mjediset e brendshme të gjimnazit është produkt i punës së finalizuar me sukses nga nxënësit e shkollës teksa kanë dhuruar zërin e tyre për këtë targetgrup të shoqërisë.
Kontribut të madh në realizimin e projektit kanë dhënë mësuesit e këtij gjimnazi Alida Bushati dhe Safinas Boksi si dhe nxënësit e saj.
ZV/Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Fran Gjolaj shprehet se ky është një projekt që do t’i vijë në ndihmë këtij komuniteti.
Projekti “Unë lexoj me sytë e tu” synon vazhdimësinë e tij edhe në të ardhmen duke ndikuar në pasurimin e audiolibrave.