Të rinjtë e shkollave të qytetit realizojnë guidën e kalasë “Rozafa” në gjuhë të ndryshme
Kalaja “Rozafa” u vizitua sot nga nxënës të shkollave të qytetit si pjesë e një projekti të iniciuar nga DRTK Shkodër mbi njohjen me vlerat dhe resurset e trashëgimisë kulturore. Punimi i një maskote karnevalesh dhe realizimi i një guide në një gjuhë të huaj ishin detyrat kryesore të pjesëmarrësve.
Specialisti Petrit Bilali thekson rëndësinë e aktiviteteve të tilla që i mundëson të rinjve të njohin historinë.
Silvani është një nga mësuesit që i ka dedikuar kohë përgatitjes së guidës së bashku me nxënësit e tjerë.
Në projekt u përfshinë 3 shkolla të qytetit: “”Shejnaze Juka”, “Peter Mahringer” dhe Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”. Iniciativa e realizuar në kalanë “Rozafa” i paraprin disa aktiviteteve në kuadër të festës së karnevaleve.