Të rinjtë kundër dhunës – Aktiviteti ndërgjegjësues “Thyejmë heshtjen” në kuadër të ditëve të aktivizmit

te rinjte kunder dhunes

Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore kanë pak ditë që kanë përfunduar,  por mesazhet e të rinjve shkodrane kanë rikthyer vëmendjen drejt kësaj plage të shoqërisë.

 “Thyejmë heshtjen”, kështu u titullua aktiviteti ndërgjegjësues i realizuar në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me ZVAP Shkodër.

“Lufta kundër dhunës nuk duhet  të ndalet në asnjë ditë të vitit” ishte mesazhi që u dha në nisje të aktivitetit nga organizatorët.

“Edukimi i brezave të shoqërisë është pjesë e rëndësishme në parandalimin e dhunës”, u shpreh Kadija, drejtuesja e ZVAP Shkodër.

Në aktivitet u përfshinë të rinjtë e 14 shkollave të mesme të Shkodrës.

Performancat më të mira artistike u vlerësuan me çmime nga ana e jurisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.