Të rinjtë me ide innovative – Flasin dy nga gjashtë përfituesit të mbështetur nga Bashkia Shkodër
Indira Çoçja dhe Blerti Vejuka janë dy nga gjashtë përfituesit direkt të skemës së granteve për të rinjtë, mbështetur nga Bashkia Shkodër.
Këta dy të rinj janë përfshirë në projekte që lidhen drejtpërdrejt me turizmin në Shkodër dhe promovimin e tij përmes ideve inovative.
Stela Mardusha, Drejtore e Planifikimit Strategjik në Bashkinë Shkodër, thotë se aplikimet kanë qenë të shumta dhe se edhe vetë ata janë surprizuar pozitivisht nga projekt-idetë e të rinjve në fushat e inovacionit, qasjes miqësore me mjedisin, turizmin dhe artizanatin.
Projekt-idetë u vlerësuan nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Bashkisë Shkodër dhe Dhomës së Tregtisë.
Përmes kësaj mbështetje financiare, Bashkia Shkodër synon të përkrahë të rinjtë e qytetit të Shkodrës me plane të qëndrueshme biznesi, të cilët shfaqin aftësi për të mbijetuar në një treg konkurrues.