Të rinjtë me kanabis në makinë/ Arrestohen në Shkodër, tentojnë t’i shpëtojnë “Shqiponjave” por pa sukses
Një 32-vjeçar së bashku me një 18-vjeçar janë vënë në pranga, pasi tentuan t’ju iknin forcave ‘Shqiponja’ sapo u pikasën nga këta të fundit në fshatin Grudë të Shkodrës. Motivi që shtyu të rinjtë të largoheshin me mjetin e tyre, ishte kanabisi që ata kishin me vete.Në njoftimin për shtyp të DVP Shkodër thuhet se Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabisNë përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i automjetit 32 vjec dhe një 18 vjecar që ishte pasagjer. Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.