“Të rinjtë në poezi”, konkursi synon promovimin e të rinjve në fushën e poezisë dhe krijimtarisë

Aktivitetet letrare në Shkodër vijojnë herë pas here me takime promovuese të botimeve të reja ose të autorëve të rinj, shkodranë ose jo. Biblioteka “Marin Barleti” është bërë “streha” kryesore e këtyre aktiviteteve. Veç saj vlen të përmenden edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës apo Qendra Rinore “Atelie”.
Kjo e fundit ka shpallur në rrjetet e saj sociale thirrjen e hapur për konkursin “Të rinjtë në poezi” që ka për qëllim promovimin e kësaj forme të shprehjes së ndjenjave dhe emocioneve por njëkohësisht edhe të talenteve të reja në fushën e poezisë dhe krijimtarisë.
Në Shkodër nuk kanë munguar asnjëherë të rinjtë që me pasionin dhe artin e tyre kanë sjellë në vëmendje dimensionin shprehës të potencialit artistik të këtij qyteti. Konkursi mbështetet nga Bashkia e Shkodrës si dhe Shoqata e Shkrimtarëve.
Afati i fundit i dorëzimit të materialeve është data 7 prill ndërsa më 11 prill do të shpallen edhe fituesit e këtij konkursi në dobi të të rinjve të talentuar. Shkodra