Të rinjtë pedalojnë për familjen, aktiviteti kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimit të familjes
Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare “Save the Children” , organizuan marshimin me biçikleta nën slloganin “Çdo fëmijë meriton një familje”.
Aktiviteti “Pedalojmë për familjen” kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve të mbrojtjes dhe forcimit të familjes.
Të rinjtë pjesëmarrës vlerësojnë familjen si një qelizë bazë e zhvillimit të shoqërisë.
Pedalimi me biçikleta nga të rinjtë pjesëmarrës nisi nga sheshi para Bashkisë, për të përshkuar rrugët kryesore të qytetit deri në urën monumentale të Bunës që ishte pikëmbërritja e itinerarit.