Të rinjtë shkodranë interpretuan vargjet nga letërsia vendase dhe e huaj në Bibliotekën “Marin Barleti”
Dashurisë i janë kënduar e shkruar sa e sa vargje, këngë e vepra. Ajo ka frymëzuar Agollin, Kadarenë dhe autorë botërorë. Njohja me disa nga shkrimet e tyre ishte fokusi i bisedës së hapur mes të rinjve të gjimnazeve “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka” të Shkodrës me pjesëmarrjen edhe të aktorëve të teatrit “Migjeni” në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti”.
Pjesët e përzgjedhura ishin si nga letërsia shqipe ashtu edhe nga ajo botërore.
Aktiviteti i zhvilluar synon afrimin e të rinjve më shumë me Bibliotekën dhe librin. Nga fillimi i vitit e deri më tani numërohen rreth 500 anëtarësime të reja në këtë institucion, ku pjesa më e madhe janë nxënës dhe studentë.