Të rinjtë të interesuar për punë – Zmijani: Numri i regjistrimeve vitin e kaluar ka qënë i lartë

rozafa zmijani te rinjte per pune

Të rinjtë, me apo pa ekperiencë, po paraqiten për t’u regjistruar në zyrat e punës për të gjetur një vend pune  në sektorë të ndryshëm.

Vitin e kaluar, sipas drejtores së Zyrës së  Punësimit në Shkodër,  Rozafa Zmijani, ka pasur rritje të numrit të regjistrimit të punëkërkuesve , krahasuar me vitet e mëparshme.

Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër ,përgjatë vitit 2024, ka pasur si synim nxitjen e punësimit e cila është tanimë edhe në fokusin e qeverisë.

Përveç programeve të tjerta që ofron Zyra e Punësimit në Shkodër, të nxënit në vendin e punës  është programi më i ri, që do të nisë të zbatohet në fillim të vitit 2025.

Ky program i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive synon nxitjen e punësimit tek të rinjtë, duke ofruar kurse  3-6 mujore të formimit profesional dhe më pas punësimin edhe për 6 muaj të tjerë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.