Të rinjtë veterinerë/ Antea dhe Eduarti, drejt realizimit të ëndrrës së tyre
Antea Kaloshi dhe Eduart Luka janë pjesë e gjeneratës së re të veterinerëve në Shkodër. Antea, vetëm 24 vjeç. Menjëherë pas përfundimit të shkollës së lartë u bë pjesë e autoritetit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Për Antean është tejet e rëndësishme që të duash kafshët. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund tu shërbesh atyre.Të jesh veteriner konsiderohet si profesion mashkullor, por vitet e fundit qasja ka ndryshuar.Një ditë ajo synon të ketë klinikën e saj. Eduarti po ashtu jeton dhe punon në zonën e Bushatit. Profesioni i mjekut veterinar do e shoqërojë gjithmonë. Me punën dhe përkushtimin e tyre Antea dhe Eduarti synojnë të bëhen shembull për të rinjtë në mbarë vendin.