Të rrisësh dy fëmijë me autizëm – Familja Kopliku nga Shkodra, rast shprese për shumë të tjerë

autizmi

Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra.

 Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të prekur nga autizmi.

Etleva iu bashkua aktivitetit sensibilizues në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.

Të rrisësh dy fëmijë me autizëm është një sfidë e papërshkrueshme, të cilën sot Etleva e sheh edhe si një privilegj që ka mundur t’ iu shërbejë.

Falë angazhimit të saj, por edhe ndihmës së dhënë nga shkolla speciale “3 Dhjetori” në Shkodër, sot  Rezarti dhe Arjeti janë histori suksesi.

Njëri ka mbaruar shkollën e mësme profesionale pyjore e tjetri është në kurs për berber.

Etleva u drejton një mesazh zemre cdo prindi, por veçanërisht shoqërisë.

Etleva, së bashku me vajzën  i janë përkushtuar rritjes dhe edukimit të dy djemve.

 Një sfidë e cila vijon ende, por siç thonë ata një mision jo i pamundur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.