Të shesësh produktet online, Kujtim Plangaj: Më kontaktojnë me telefon, nuk dal në treg
Ky është Kujtim Plangaj, fermeri nga Postriba. Ndryshe nga fermerët e tjerë ka zgedhur një mënyrë të veçantë për të reklamuar dhe shitur prodhimet e tokës së tij.Të gjitha produktet që prodhohen sipas stinës, ai arrin t’i shesë me anë të rrjetit social Facebook pa patur nevojën që të dalë në tregjet e Shkodrës. Për të, facebook-u është kthyer në një trend promovues për produktet e ndryshme.
Kujtimi është një personazh i njohur në rrjetet sociale, disa muaj më parë ai thuri një varg me qepë, jo pak , po gati 4 metra të gjatë. Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Por qepa është kultura e cila kultivohet për mbi 200 vjet në këtë zone.