Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Spanjë dhe Itali
Dy të rinj shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi, janë arrestuar në Itali dhe Spanjë.
Policia bën me dije se në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar, i cili së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishin përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të kanabisit. Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike kanabis dhe bimë narkotike në proces tharjeje.
Në Itali u arrestua 37-vjeçari Edvaldo Nanushi, i cili rezulton i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Krujës me 3 vjet burgim për mashtrim.
Policia njofton se vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e tyre në Shqipëri.