Lajme

“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak” – Në fokusin e fushatës sensiblizuese, personat  talasemikë

“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak”, kështu u emërtua dita sensibilizuese për dhurimin e gjakut, e zhvilluar në ambientet e Departamentit të Infermierisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë të enjte.

Aktiviteti i Dep. të Lëndëve Klinike dhe Paraklinike u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq  Shqiptar dhe klubet studentore.

Ai kishte si synim sensibilizimin e të rinjve për të kontribuar në shpëtimin e jetëve njerëzore.

 Fokusi i fushatës së kësaj dite ishin personat që vuajnë nga Talasemia.

Aktiviteti, që shënon edhe 20-vjetorin e bashkëpunimit mes Kryqit të Kuq dhe universitetit, u shoqërua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Studentët dhe personeli akademik nuk munguan në këtë ditë.

Kjo fushatë është një nga dhjetëra nismat që zhvillohen çdo vit në Shkodër, në përpjekje për të krijuar rezerva të mjaftueshme gjaku në qendrat spitalore.

Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

5 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

5 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

5 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

6 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

6 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

6 hours ago