Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç, plagoset një person

policia kurbin

Një aksion i forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me arme zjarri dhe plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej personave i cili po qëndronte në tavoline bashkë me tre të tjerë mes të cilëve dhe i kërkuari nga blutë.

Ai ka marrë një plagë në kofshë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve i plagosuri dyshohet të jetë informator i policisë, i cili po bashkëpunonte me blutë gjatë këtij operacioni. Në lidhje me rastin, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por bëhet me dije se janë arrestuar dy persona dhe në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet.

Gjithashtu i plagosuri po ruhet nga policia në ambientet e Spitalit të Lezhës deri në kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore në lidhje me rastin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.