Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, dy të plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të diele (15 shtator) në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, ndërsa autori është identifikuar si Lul Rakaj
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 09.45, ku autori Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Besmir Qofit dhe Avenir Hasanajt në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë.
Dy të plagosurit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk dihet ende gjendja e tyre.
Mbeten ende të paqarta motiveve të plagosjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijon hetimet për zbardhjen e plagosjes por edhe kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.