Të shtëna me armë në Shkup, vritet këngëtari, plagosen 3 të tjerë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkup. Sipas informacioneve të para të raportuara nga mediat maqedonase, bëhet me dije se i vrarë ka mbetur blogeri dhe këngëtari Amar Ismani, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme (26 maj) në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.
Ende nuk ka detaje mbi personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, ndërsa pritet që Ministria e Brendshme të dalë me një njoftim zyrtar.