Categories: LajmeRajoni

Të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës, vritet një polic, plagoset një tjetër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (24 shtator), ku për pasojë ka mbetur i vdekur një polic, ndërsa është plagosur një tjetër. Polici i vrarë mbante gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë Veri, në hyrje të fshatit Banjskë ku persona të armatosur kishin bllokuar rrugën me kamionë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri dhe granata dore në drejtim të policisë së Kosovës.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, njofton Policia.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbeturinat në Tepe – Situata del jashtë kontrollit, ambienti kthehet në venddepozitim të mbetjeve

“Lutemi mos hidhni mbeturina!”, shkruhet në këtë tabelë në lagjen “Tepe”,  e vendosur nga Bashkia…

4 minutes ago

Leksion i hapur në UNISHK – Vlerat natyrore dhe ekologjike në Shqipërinë e Veriut diskutohen nga studentë e pedagogë

43 studentë dhe pedagogë të ciklit master nga Universiteti i Klagenfurtit në Austri morën pjesë…

10 minutes ago

Një jetë e tërë si qëndistare – Artenca Kruja edhe pse 82 vjeç, vazhdon të punojë me pasion

Ishte vetëm 7 vjeçe kur, për herë të parë, me duart e saj qëndisi një…

26 minutes ago

“Eja në muze” – Nxënësit gjallërojnë muzeun e “Rozafës”, njihen me historinë

Muzeu i kalasë “Rozafa” priti sot me dhjetëra vizitorë, por më të veçantë ishin nxënësit…

42 minutes ago

Krimet zgjedhore, Prezenca e OSBE-së angazhohet për forcimin e kapaciteteve të prokurorëve

Hetimi i krimeve zgjedhore ishte në qendër të një takimi që bëri Prezenca e OSBE-së…

1 hour ago

Pas Salah, edhe Virgil van Dijk rinovon me Liverpulin

Pas rinovimit të  Mohamed Salah pak ditë më parë, Liverpuli zgjat bashkëpunimin me një tjetër…

1 hour ago