Të shtëna në ajër në fshatin Melgushë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes , ndalohen disa shtetas për vepra të ndryshme
Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet një shtetasit 32- vjeçar, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
32- vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
-Ndërkohë, të njëjtat burime informojnë dhe për ndalime , procedimesh penale , apo dhe arrestime të kryera gjatë ditës së sotme.
Konkretisht, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi një shtetas 54 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ndërkohë që referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Veprimet e policisë kanë vijuar me ndalimin e një shtetasi 39 – vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 55- vjeçar, banues në fshatin Koman, pasi në afërsi të banesës së tij i është gjetur 1 armë zjarri automatik , si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Puna e policisë po vijon dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të një rasti vjedhjeje , pasi një shtetas 55 – vjeçar, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një bicikletë, dy pajisje elektroshtëpiake dhe disa veshje, në banesën e tij.