Categories: LajmeKronikë

Të shtëna në ajër në fshatin Melgushë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes , ndalohen disa shtetas për vepra të ndryshme

Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se  në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet një shtetasit 32- vjeçar, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.  

32- vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.  

 Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

-Ndërkohë, të njëjtat burime informojnë dhe për ndalime , procedimesh penale , apo dhe arrestime  të kryera gjatë ditës së sotme.

Konkretisht, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi një shtetas 54 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ndërkohë që referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Veprimet e policisë kanë vijuar me ndalimin e një shtetasi  39 – vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas  55- vjeçar, banues në fshatin Koman, pasi në afërsi të banesës së tij i është  gjetur 1 armë zjarri automatik , si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Puna e policisë po vijon dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të një rasti vjedhjeje , pasi  një shtetas  55 – vjeçar, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një bicikletë, dy pajisje elektroshtëpiake dhe disa veshje, në banesën e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

1 hour ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

1 hour ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

2 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

2 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

2 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

2 hours ago

This website uses cookies.