Të shtëna në Mineapolis, vriten 3 persona, mes tyre dhe një polic. Plagosen 3 të tjerë
Tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve një oficer policie në Minneapolis, dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes Policisë dhe një personi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 maj) në lagjen Whittier të qytetit. Ka qenë një telefonatë drejtuar policisë ku raportoheshin të shtëna me armë, ajo që ngriti në këmbë autoritetet. Efektivët shkuan në vendngjarje dhe u përballën me të shtëna me armë, të cilave iu kundërpërgjigjën., si pasojë e të cilave humbi jetën një nga policët dhe i dyshuari.
Një tjetër polic dhe një zjarrfikës mbetën të plagosur. Ende nuk ka detaje mbi viktimën e tretë dhe të plagosurin e tretë.
Po ashtu, nuk dihet arsyeja që çoi në ngjarjen tragjike.
“Shteti i Minesotës është i gatshëm të sigurojë çdo burim të nevojshëm. Duke u lutur për të gjithë reaguesit e parë në terren që punojnë për ta mbajtur komunitetin të sigurt, “tha guvernatori i Minesotës Tim Ualz (o. Walz) në një deklaratë në X.