Të shtënat me 4 viktima në shkollën e Xhorxhias, arrestohet babai i autorit

Babai i 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e katër personave në shkollën e mesme të Xhorxhias në SHBA, është arrestuar nga Policia.
54-vjeçari Colin Grey po përballet me katër akuza për vrasje të pavullnetshme, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë për mizori ndaj fëmijëve, tha Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë (GBI).
“Këto akuza rrjedhin nga z. Grey që me vetëdije e lejoi djalin e tij Colt të zotëronte një armë,” tha drejtori i GBI Chris Hosey.
Autoritetet kanë akuzuar djalin e tij, Colt Grey, me katër akuza për vrasje, ndërsa pritet që të ndiqet penalisht si një i rritur.
Paraqitja e tij e parë në gjykatë pritet mëngjesin e kësaj të premte.
Të shtënat e së mërkurës (4 shtator) në shkollën e mesme Apalachee në qytetin Winder, afër Atlantës, u mori jetën dy mësuesve dhe dy nxënësve, ndërsa u plagosën 9 të tjerë.